-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin në takim me Guterres : Bisedimet me Ukrainën online, nuk po luftojmë më në Mariupol

Kryesoret

Presidenti rus, Vladimir Putin, pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ka deklaruar se negociatat me Ukrainën do të vazhdojnë në një format online.

Ai u shpreh se shpreson që bisedimet të japin një rezultat pozitiv.

Duke iu referuar situatës aktuale në Mariupol, të cilën ai e përshkruan si “të ndërlikuar dhe tragjike”, ai shton se nuk po zhvillohen më operacione ushtarake ruse në qytetin e rrethuar.

Si gjithmonë Putin-i përsëriti justifikimin e tij për pushtimin e Ukrainës.

Ai i tha sekretarit të OKB-së se “ende presim dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshje përmes një kanali diplomatik”.

Sipas tij, bisedimet e fundit në Stamboll kishin arritur një “përparim”, por ato ishin prishur pas raporteve për mizori kundër civilëve në qytetin ukrainas Bucha.

Ky takim i presidentit rus dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së është i pari pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt.

Bisedimet më të fundit ballë për ballë ishin në janar 2020, në konferencën ndërkombëtare për Libinë, në Berlin.

Më herët gjatë ditës, Guterres u takua me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit