Lista Serbe ka reaguar pas sulmit e mëngjesit ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.
Lista Serbe theksoi se incidenti kishte për qëllim destabilizimin e situatës, “por edhe tentativë për t’i paraqitur serbët si banditë”, gjë që, sipas tyre, nuk është e vërtetë.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të përmbahen. Mos bini pre e provokimeve dhe mos lejoni që incidente të tilla të rrezikojnë paqen shumë të nevojshme në këtë zonë. Kushdo që e ka bërë këtë nuk i bën mirë popullit serb”, thuhet në deklaratë.