Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon se shkolla e Magjistraturës po shndërrohet në shkollën e partisë Socialiste.
Bazuar te një denoncim, lideri i së djathtës thotë se mbi 75% e të pranuarve së fundmi në këtë shkollë janë punonjës të administratës qeveritare publike të rekrutuar pas vitit 2017.
“Shumë prej tyre janë freshist të institutit Rama-Tahiri, ‘Qemal Stafa’” shkruan Berisha. Drejtor i Shkollës së Magjistraturës është Arben Rakipi, njohje e vjetër e Sali Berishës në kohën që ishte Kryeprokuror.
Arben Rakipi u emërua kryeprokuror i Shqipërisë në gusht të vitit 1997 dhe u shkarkua nga parlamenti më 18 mars të vitit 2002.