Rusia ka dëbuar tre diplomatë norvegjezë, tha të mërkurën për “CNN”, zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë.
Kjo vjen pasi Norvegjia i shpalli të njëjtin numër diplomatësh rusë persona non grata në fillim të këtij muaji në përgjigje “të mizorive të supozuara” se janë kryer nga forcat ruse në qytetin ukrainas Bucha.
Kjo shënon lëvizjen më të fundit hakmarrëse nga Rusia në mes të një dëbimi masiv të diplomatëve në të gjithë Evropën në përgjigje të luftës në Ukrainë.