-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kumbaro për Butrintin: Nuk do të jepet me koncesion, presim investitor pa përfitime

Kryesoret

Parku Kombëtar i Butrinti dhe menaxhimi i tij ka nxitur opinionin publik për shkak të mos bërjes publike të dokumenteve dhe shoqërisë që do të investojë.

Ditën e sotme, ministrja e turizmit, Mirela Kumbaro ka thënë për mediat se Butrinti nuk do të jepet me koncesion, ai do të vazhdojë të jetë nën mbrojtjen e Ministrisë së Kulturës.

‘Nuk ka asnjë dhënie me koncesion të Parkut të Butrintit. Ministria e Kulturës me një ligj të posaçëm në bazë të ligjit të Trashëgimisë Kulturore të vitit 2018, po krijon një fondacion sipas ligjit të OJF-ve që prej vitesh është në fuqi siç janë krijuar shumë fondacione të tjera, është një mënyrë dhe hapësirë ligjore  që ne na e jep ligji për trashëgiminë kulturore ose i OJF-ve për të rritur investimet ne sitet kulturore”, u shpreh ministrja.

Fondacioni për menaxhimin e Butrintit krijohet në partneritet me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe do të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Riçard Hodges. Kontributi fillestar financiar i partnerit strategjik është 5 milionë dollarë, ndërsa ai i Ministrisë së Kulturës, 2 milionë dollarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit