Tre ditë pas rizgjedhjes në mandatin e dytë, Presidenti francez Emanuel Macron ka nisur një tur falënderimi për qytetarët që i besuan edhe për pesë vite të tjera, por është ndeshur me një episod të pakëndshëm.
Gjatë takimeve në Sergi, njerëzit e duartrokitën, shumë u mblodhën për të biseduar me të dhe e pritën ngrohtë. Por mes tyre ishte një i panjohur që u përpoq ta godiste me domate, e cila i kaloi shumë pranë kokës, por s’e kapi.
Me shpejtësi ndërhyri sigurimi i Macron. Dikush hapi një çadër dhe më e keqja u shmang. “Ata po hedhin diçka” u dëgjua dikush duke bërtitur nga rrethimi i tij i ngushtë.
“Do të vazhdoj turneun, do të vazhdoj aktivitetet e mia, të takoj qytetarët”, tha presidenti i rizgjedhur, ndërsa shumë thërrisnin “Macron, president!”.