Një hajdut nga Shqipëria është arrestuar në Prizren. Ai ishte kthyer në shqetësim për banorët atje, saqë dje u kap në flagrancë teksa përpiqej të vidhte një makinë. Menjëherë ata lajmëruan dhe Policinë.
Siç shihet dhe nga video që kanë publikuar mediat në Kosovë, burri nga Shqipëria shkon në një makinë për të vjedhur një makinë, thyen një nga xhamat e pasmë por zbulohet nga pronarët që po e shikonin përmes kamerave.