Partia Socialiste në mbledhjen e Kryesisë që zgjati mbi 1 orë e 30 minuta vendosi që të mbledhë Asamblenë me datë 7 maj.
Sipas informacioneve paraprake në mbledhje është diskutuar edhe në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
I pyetur nëse do ishte mundësia tani për të zgjedhur një President të përbashkët me Kosovës?
Rama u tha, “Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë, pasi ndaj tij po zhvillohet një proces i cili… mos më bëni ta them se ca procesi është.”
Teksa theksoi edhe njëherë se nuk do të këtë kandidat për president nga Partia Socialsite.