Qeveria sot njoftoi se nga data 1 maj nuk do të ketë më asnjë sportel hapur, pasi të gjitha shërbimet do të kalojnë online.
Kryeministri Edi Rama për një moment u acarua me foninë për shkak të “ngacmimeve” të vazhdueshme që shoqëruan fjalën e tij dhe në fund nuk e mbajti më batutën duke shkaktuar të qeshura në sallë.
“Shpërtheu kjo, por shpërthejeni tamam. Keni kaq kohë që po i vini vërdallë, mos e bëni kështu me kollitje të lehta. Aaaa, e ka fajin telefoni, e-Albania” tha Rama.