Futbollisti me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, ka rënë pre e grabitjes. Shtëpia e tij ka rënë pre e hajdutëve mëngjesin e së dielës. Mbrojtësi 30-vjeçar mbërriti te Levante verën e kaluar. Ai ishte duke fjetur kur hajdutët hynë në rezidencën e tij të vendosur në Bétera, rreth 20 kilometra larg Valencias.
Zgjimi nga gjumi do ta përballte futbollistin shqiptaro-gjerman me një surprizë tejet të hidhur. Nuk do të kryhej dhunë ndaj tij gjatë grabitjes, por dëmi material llogaritet në një milion euro.
Mustafi këtë sezon ka luajtur 12 ndeshje në të gjitha garat. Klubi i tij zë vendin e 19-të, ose e thënë ndryshe të parafundit në La Liga. Siç raporton e përditshmja sportive “Superdeporte”, tre persona të maskuar hynë në ndërtesë dhe vodhën para, bizhuteri, orë dhe çanta të shtrenjta.
Kur Mustafi i vuri re grabitësit, ata ikën. Garda Civile ka nisur hetimet. Autorët kishin akses nga një dritare ballkoni. Kjo është ndalesa e tij e dytë në rajonin e Valencias.
Nga viti 2014 deri më 2016, mbrojtësi luajti për FC Valencia. Përveç këtyre klubeve, ai ka luajtur edhe me Sampdoria, Arsenal dhe Schalke 04.