-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau rapsodin dhe mikun e tij në Lezhë, dënohet me burgim të përjetshëm Aleksandër Përdoda

Kryesoret

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm, Aleksandër Përdotën, pasi në vitin 2020, vrau rapsodin Kol Murrani dhe mikun e tij, Preng Simonin.

Ndërkohë, Agron Lushi shpallet i pafajshëm nga gjykata për veprën penale moskallëzim krimi.

Avokatët të pandehurit kanë kundërshtuar vendimin, duke deklaruar se nuk ka asnjë provë që e implikojnë Perdodën me vrasjen e dyfishtë.

Përdoda në dëshminë e tij, ka pranuar se ka pasur një konflikt me Preng Simonin, një nga viktimat.

Ky konflikt pronësie kishte ndodhur 8 muaj para ngjarjes, por çështja sipas tij është zgjidhur.

Ndërsa me Murranin, Përdoda ka treguar se ka pasur miqësi, që sipas tij nënkupton se nuk ka pasur asnjë motiv për t’i vrarë.

Si ndodhi ngjarja? 
Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Lukaj, të Njësisë Administrative të Kolshit.

Ata kishin shkuar në vendlindje që prej orëve të mëngjesit të asaj dite, por u përballën me persona të armatosur tek tokat e tyre, të cilët i qëlluan me armë zjarri. Trupat e viktimave janë lënë në pyll për rreth 5 orë dhe janë gjetur nga djali i Kol Murranit, që kishte dalë të kërkonte babanë me të cilin kishte humbur çdo kontakt prej orësh.

Nga veprimet hetimore dyshohet se krimi i dyfishtë ndodhi për çështje pronësie, por personi i cili ka marrë përsipër autorësinë e krimit Edmond Përdoda ka thënë se vrasjen e kishte kryer për çështje familjare pa dhënë asnjë arsye tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit