-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhaçka: Propaganda ruse po shtrembëron realitetin, nuk duhet të heshtim

Kryesoret

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, Olta Xhaçka, pak çaste përpara nisjes së mbledhjes së jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit për llogaridhënien mbi krimet e tmerrshme të kryera në Ukrainë, ka mbajtur një deklaratë për mediat.

Xhaçka, nga New York-u ka theksuar se propaganda ruse është e shtrirë kudo dhe po përpiqet të shtrembërojë realitetin.

“Ne duhet të vazhdojmë të themi të vërtetën”, ishte mesazhi i ministres shqiptare.

Për të ky takim – kaq i rëndësishëm –  ka vetëm një qëllim atë të nxjerrjes para përgjegjësive të autorëve të krimeve makabre në Ukrainë.

Ministrja ravijëzoi se është thelbësore që të gjitha krimet e tilla të dokumentohen dhe të përdoren në Gjykatë, e se drejtësia dhe llogaridhënia duhet të mbizotërojnë.

Ky takim mund të cilësohet edhe si një nga mbledhjet më të rëndësishme të këtij viti në Këshillin e Sigurimit dhe fakti që Shqipëria e drejton atë, e bën akoma më të veçantë për Tiranën zyrtare.

Relacione shumë me rëndësi do të paraqiten përpara 15 vendeve anëtare (të përhershme dhe jo) në Këshill, duke filluar nga Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale i ngarkuar me hetimin në Ukrainë, Karim Asad Ahmad Khan, kryeprokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, dhe një ndërhyrje pritet po ashtu nga kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba, dhe përfaqësuesi i përhershëm i Francës në OKB, Nicolas Riviere.

Raportime priten edhe nga eksponentë të lartë të organizatave joqeveritare dhe humanitare, si Amal Clooney, bashkëpresidentja e Fondacionit Clooney për Drejtësinë dhe drejtuesja e organizatës Human Rights Ëatch për krizat dhe konfliktet, Ida Saëyer.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit