-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do ketë rritje të çmimit të naftës në Kosovë?

Kryesoret

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka folur për raportimet se nga sot do të rritet sërish çmimi i karburanteve në Kosovë.

U raportua se çmimi do të rritet nga 5 deri në 7 centë për litër. Por, Berjani ka thënë se aktualisht nuk ka rritje dhe çmimet deri në këtë moment vazhdojnë të jenë të njëjta si gjatë ditës së djeshme.

Naftëtarët vazhdimisht kanë kërkuar që të rishikohet vendimi i Qeverisë së Kosovës që përcakton çmimet maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të naftës, duke paralajmëruar se nëse nuk ndodh kjo shumë pika karburanti në Kosovë mund të falimentojnë.

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj, kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë.

Qeveria e Kosovës më 1 mars mori vendimim që tregtarët me shumicë të ketë marzh deri në 4% të çmimit të shitjes, ndërsa te shitësit me pakicë vendoset marzh më i lartë tregtar deri në 6% të çmimit të shitjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit