Kryeministri i ri i Malit të Zi është zgjedhur Dritan Abazoviç me 45 vota pro dhe tre kundër.
Qeveria Abazoviç do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë të cilët janë edhe ministra të linjës dhe dy ministra pa portofol.
Abazoviç tha me partë se fokusi i tyre do të jetë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Abazoviç tha se Mali i Zi ka potencial të lartë për turizëm prandaj qeveria do të bëjë gjithçka që sezoni turistik të zgjasë më shumë.