Policia ka arrestuar një 20-vjeçar në Durrës ditën e djeshme, pasi ai qëlloi me thikë vëllain e tij.
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me përleshjen e dy vëllezërve ku mësohet se ata janë konfliktuar për shkak se njëri prej tyre kishte vënë alarmin e telefonit për tu zgjuar nga gjumi që të hante syfyrin.
Zhurma ka shqetësuar 20-vjeçarin i cili e ka qëlluar më pas vëllain me thike duke e lënë të plagosur.
Vëllezërit jetonin bashkë në një shtëpi me qira në zonën e plazhit në lagjen 13 te qytetit të Durrësit.
I plagosur mbeti Bernardi Oruçi, ndërsa në pranga ra vëllai i tij, Egzon Oruçi.