Shenjat e zodiakut e përjetojnë ndarjen në mënyra të ndryshme. Ka nga ata persona të cilët nuk duan t’ia dinë më për ish-in pas ndarjes, por ka edhe nga ata të cilët mendojë për një rikthim të mundshëm. Nëse marrëdhënies tuaj i vjen fundi dhe shpresoni të riktheheni me ish-patnerin, shikoni nëse ai/ajo bën pjesë në listën e mëposhtme.
Peshqit
Peshqit janë më të butët, më të ndjeshmit, andaj dashurohen marrëzisht dhe përgjithmonë. Madje edhe nëse ndarja është gjëja më e mirë për të dy partnerët, njerëzit e lindur në këtë shenjë vështirë mund të ndahen nga partneri dhe do të bëjnë çdo gjë që të qëndrojnë bashkë. Nëse ndodh ndarja, Peshqit pothuajse gjithmonë i kthehen partnerit dhe do të japin çdo gjë nga vetja që të gjejnë mënyrën se si ta mbajnë partnerin.
Bricjapi
Bricjapët dashurojnë për kohë të gjatë. Të lindurve në këtë shenjë u përshtaten lidhjet e qëndrueshme dhe jeta periodike kështu që nuk janë të prirë të ndërrojnë partnerë. Një herë kur vendosin të lidhen me dikë, do të përpiqen që lidhja të ketë sukses dhe të zgjasë. Si shenjë tokësore, kryesisht janë luftarakë dhe dukshëm të prirë në reflektim logjik sesa në emocione të fuqishme. Nëse mendojnë që lidhja mund të shpëtohet, i kthehen partnerit dhe bëjnë çdo gjë që ta shpëtojnë lidhjen.