Presidenti turk Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin, thvilluan një bisedë telefonike për situatën në Ukrainë. Këtë e ka bërë të ditur zyra e liderit turk, siç raporton agjencia Anadolu.
“Presidenti Rexhep Tajip Erdogan pati një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Gjatë bisedimeve u diskutua për shkëmbimin e të burgosurve midis Rusisë dhe SHBA-së që ndodhi dje në Turqi, si dhe ngjarjet që lidhen me Ukrainën”, tha zyra.
Putin falënderoi Erdoganin për ndihmën e tij në shkëmbimin e të burgosurve.