-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fahrije Hoti, më e votuara për çmimin “Europiani i Vitit”

Kryesoret

Fahrije Hoti, themeluese e Kooperativës Bujqësore ‘Krushë’ është shpallur ”Evropiania e Vitit 2022”.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur emrat që janë të nominuar si “Evropiani i Vitit 2022”, ku ndër to ishte dhe Fahrije Hoti. Ndërkaq ajo rezulton të ketë më shumë vota.

“Fahrije është shembulli më i mirë se si të shndërrohet një përvojë e dhimbshme në guxim dhe qëndrueshmëri. Pas luftës, e cila mori burrin e saj së bashku me 243 burra dhe djem nga fshati i saj, ajo dhe të gjitha gratë e tjera të Krushës u përballën me probleme të mëdha për rritjen e fëmijëve pa të ardhura. Sot Fahrije krenohet me Kooperativa ‘Krusha’, një kompani që punëson 50 gra, e cila prodhon një shumëllojshmëri turshish dhe ajvaresh. Historia e saj frymëzuese e bëri atë personazhin kryesor të filmit të nominuar për Oscar, Zgjoi.”

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bëri thirrje që të votohet një individ apo instuticion që ka kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane në Kosovë gjatë vitit të fundit, ndaj dhe Fahrije Hoti është votuar më së shumti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit