Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla ka ftuar edhe njëherë sot opozitën që të marrë pjesë në konsultimet për zgjedhjen e Presidentit të ri. Por, ai theksoi se edhe nëse nuk merr pjesë opozita, Presidenti i ri do të zgjidhet.
“Ftesa jona për ta zgjedhur së bashku presidentin është e sinqertë. Kemi gatishmërinë të ulemi javën tjetër. Unë mendoj që gatishmëria jonë për të zgjedhur një president mbi palët është e sinqertë, por vini ju ose jo, presidenti i ri do të zgjidhet” tha ai.