Gjykata e Shkodrës ka liruar nga burgu ish-drejtorin e burgut të Reçit, Ervis Zika.
Ai u arrestua dy ditë më parë nga Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm të Burgjeve pas dyshimeve mbi faturat fiktive duke vjedhur karburantin dhe futjen e sendeve të ndaluara brenda qelive për të dënuarit duke shmangur kalimin në skaner në momentin që futej brenda.
Gjykata sot vendosi që hetimet kundër tij të zhvillohen në masën e sigurimit “arrest shtëpie”. Pas arrestimit, drejtori i komanduar u largua dhe në vendin e tij u emërua Seit Vuçaj.