Spiro Toli u plagos me thikë nga kunati i tij Festim Hoxha ku mësohet se gjithçka ka nisur pasi i plagosuri kishte kërkuar të divorcohej nga motra e autorit.
Disa ditë më parë Toli ka shkuar në banesën e Hoxhës në Sukth, ku ka lënë gruan e tij, për të cilën kishte pohuar se nuk e donte më dhe se donte të ndahej.
Sakaq prej ditësh të dy kanë qenë në debat dhe të acaruar. Duket se Hoxha nuk ka pranuar ndarjen dhe arsyen e kunatit dhe gjatë debateve të cilat kanë qenë të vazhdueshme, në gjaknxehtësi e ka plagosur.
Aktualisht autori i ngjarjes ndodhet në arrati, ndërsa policia i është vënë pas për ta arrestuar.
