Ajlin Petrela, ish bashkëshortja e kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai ka folur për herë të parë për divorcin e tyre. Ajo me anë të një interviste ka theksuar se vendimi për ndarjen u mor nga të dy dhe kishte si prioritet mirëqenien e vajzave.
Petrela ka shprehur se nuk donte që vajzat të përjetonin trauma nga skenat që mund të shihnin mes prindërve.
“Ishte vendim i marrë nga të dyja palët, më mirë vajzat të jetojnë të lumtura me dy shtëpi se sa të stresuara në një shtëpi.
Nuk do të doja kurrë që vajzat të përjetonin trauma kur të rriteshin për shkak të skenave që mund të shihnin në shtëpi.; ka shprehur Petrela.
Ajo gjithashtu ka zbuluar se është në një marrëdhënie të re dhe se partneri i saj nuk është i njohur për publikun.









