Ish-komandati i Natos, Richard Shirreff, ka paralajmëruar Perendimin të bëhet gati për luftë.
Ai deklaroi në një intervistë për BBC, se ky fund është i pashmangshëm.
“Duhet të ndiqet me burime të rëndësishme dhe duhet të bëhet në të gjithë aleancën, në tërësi,” thotë Sir Shirreff për BBC Radio 4’s Today.
Ish-komandanti ushtarak paralajmëroi se Putini mund të përgjigjet në mënyrë agresive, por argumentoi se ky përshkallëzim ishte i nevojshëm për të treguar se Perëndimi ishte serioz, raporton BBC.
“Rasti më i keq është lufta me Rusinë. Duke u përgatitur për rastin më të keq, ka shumë të ngjarë të pengojë Putinin, sepse në fund të fundit Putini respekton forcën.”