Ish-presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili, është në gjendje kritike për jetën dhe ka nevojë për trajtim të menjëhershëm jashtë vendit.
Nëse trajtimi i Saakashvili-t vonohet, kjo mund të çojë në paaftësi madje edhe vdekjen e tij.
Lajmi u bë i ditur nga mediat vendase, duke cituar një këshill mjekësor alternativ i krijuar nga Mbrojtësi i Popullit i Gjeorgjisë.
Avokatja gjeorgjiane Nino Lomjaria u bëri thirrje autoriteteve që t’i ofrojnë Saakashvili-t trajtimin e rekomanduar nga një këshill mjekësor alternativ.
Kujtojmë se Mikheil Saakashvili u arrestua në Gjeorgji më 1 tetor të vitit 2021, pasi u kthye në atdhe për herë të parë në tetë vjet në prag të zgjedhjeve komunale.
Në Gjeorgji, ish-presidenti u dënua në mungesë me gjashtë vjet burg.
Saakashvili i quajti akuzat kundër tij përndjekje politike dhe veten të burgosur politik.
Menjëherë pas arrestimit të tij, ish-presidenti hyri në një grevë urie dhe pranoi ta përfundonte atë më 19 nëntor.
Saakashvili pretendoi se ishte torturuar ndërsa ishte në paraburgim.
Pas një greve të gjatë urie, i paraburgosuri ndodhej në gjendje kritike për jetën dhe u transferua nga burgu i Rustav-it në spitalin ushtarak të Gorit.
Në fund të dhjetorit, Saakashvili u transferua përsëri në burgun Rustav №12.