-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova e Shqipëria nga shtatori me abetare të re. Aktualja konfuzon nxënësit

Kryesoret

Nxënësit në Kosovë për një dekadë mësuan nga abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri e vitit 2012. Por nuk mësuan të gjithë nxënësit e shkollave në Shqipëri pasi atje ishin në përdorim tri alternative të abetares. Por në shtator 2022, nxënësit në Kosovë -Shqipëri do të mësojnë nga Abetarja e re e përbashkët.

Mësuesit kosovarë kanë vërejtje për emrat ndërkombëtarë të përdorur në abetaren e tanishme. Ata kërkojnë që emri për gjyshen të jetë i tillë e jo të përdoret me emrin nëna.

“Te shkronja N që është i paraqitur ilustrimi si gjyshe, në fakt fëmijët përgjigjen që është gjyshja edhe kanë një lloj paqartësie pse këtu është shkronja N dhe paraqitet gjyshja”, thotë mësuesja Shqipe Sallahu–Haziri.

Me nënshkrimin e marrëveshjes në mes të ministreve të arsimit në Kosovë e Shqipëri, për një botim të ri të Abetares ka dal edhe thirrja për aplikim për autorët, shtëpitë botuese dhe recensentët.

Në këtë thirrje për aplikim është kërkuar që teksti shkollor të hartohet në përputhje me kornizën e përbashkët të programeve të gjuhës shqipe për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare” dhe standardet e tekstit të Abetares, dhe të dorëzohet dokumentacioni ligjor dhe teknik si dhe dorëshkrimin e tekstit më datat 2 dhe 3 maj 2022 në Ministrinë e Arsimit në Kosovë dhe më datat 5 dhe 6 maj 2022 në Ministrinë e Arsimit në Shqipëri.

Botimi i ri i Abetares së përbashkët do të realizohet sipas Ministres së Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi dhe Ministres së Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci për arsye të ndryshimeve në kontekstin social, kulturor dhe ekonomik.

“Grupet teknike kanë punuar shumë intensivisht për të konkluduar për një kohë shumë të shpejt për dy javë në marrëveshjen e përbashkët për abetaren”, deklaroi për RTK-në, ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi.

Ndërkohë ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, tha për RTK-në se është tepër e rëndësishme që krahas zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë këtyre dhjetë viteve, të rishikohet edhe abetarja ekzistuese.

“Unë besoj shumë që do të kemi në fillim të vitit të ri shkollor një abetare cilësore”, thotë Nagavci për RTK-në.

Shpallja e rezultateve të konkursit dhe fituesit e Abetares së përbashkët Kosovë – Shqipëri do të bëhet publik në muajin qershor të vitit 2022.

Botimi i ri i Abetares së përbashkët të shqiptarëve do të jetë në duart e nxënësve në kopje fizike dhe digjitale në shtatorin e vitit 2022.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit