-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku i gjete lekët? Vettingu “djeg” gjyqtaren e Fierit për një apartament

Kryesoret

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra duke e nxjerrë nga sistemi gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Matilda Shalla. Procesi i rivlerësimit për gjyqtaren Shalla u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja me relatore Panela Qirko dhe anëtar Roland Ilia.

Komisioni konstatoi balanca negative në vlera të mëdha në transaksionet e gjyqtares Shalla dhe ish-bashkëshortit të saj për blerjen e disa apartamenteve, për të cilat ajo këmbënguli se bëhej fjalë për të njëjtën banesë. Shalla dha shpjegime edhe për situatën e pasurisë pas zgjidhjes së martesës.

Matilda Shalla përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Prej vitit 2009, Shalla e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Fier.

Hetimi administrativ për gjyqtaren Matilda Shalla përfundoi vetëm në kriterin e pasurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit