12.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mashtroi në Suedi, arrestohet në Kukës

Kryesoret

Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kukës pasi ishte në kërkim nga Suedia, atje ku akuzohet për mashtrim.

“Arrestohet me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Suedia, për veprën penale “Mashtrimi”.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, organizuan punën për kapjen e tij. Si rezulatat u bë e mundur kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit A. A., 25 vjeç, rezident në Suedi. 

Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Suedisë, pasi Gjykata e Jonkoping Suedi, me vendimin e datës 23.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Suedisë.  

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese suedeze, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Suedisë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit