Ministrja e rinisë, Bora Muzhaqi ka dal në foltoren e Kuvendit ku ka treguar për interesimin e të rinjve në sistemin ekonomikë dhe politikë të vendit.
Ajo ka sjell në vëmendje, disa pyetje që i janë bërë nga Alvin, një i ri, të cilin Muzhaqi e kishte takuar gjatë një vizite në Lushnje, edhe ky i fundit kishte treguar shqetësimin e tij për HEC-in e Fierzës.
Por as në këtë dalje ajo nuk arriti të shpëtonte pa ndonjë gafë të sajën.
“Marrëveshja për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës ka si qëllim rehabilitimin e këtij të fundit,” ka thënë ajo në hyrje të fjalimit të saj.