Tre shqiptarë, të cilët punonin pa dokumente, në Belgjik, janë arrestuar nga policia sepse jetonin në qytetin famë keq të pushtuar nga mafia shqiptare.
Bëhet fjalë për qytetin Antwerpen, porti i të cilit përdoret për trafikimin e lëndëve narkotike.
Ata nuk ishin regjistruar si punëtorë nga punëdhënësi i tyre dhe pas një vendimi të Departamentit të Emigracionit të tre shqiptarët u transferuan në një institucion të mbyllur me qëllim riatdhesimin e tyre në Shqipëri, shkruajnë mediat belge.
Punëdhënësi i tyre është raportuar në institucionet përkatëse për shkeljet e punësimit “Tre punëtorët e kapur ishin të padeklaruar në punë” bën të ditur policia e Antwerp-it, e cila nënshtroi një kontroll ndaj 28 punëtorëve.