Prej shumë vitesh procesi i hapjes së negociatave zvarritet dhe së fundmi shkak është bërë vetoja bullgare për Maqedoninë. Gazetaria Elia Zotka e pyeti komisionerin Várhelyi sot në Tiranë nëse po tallet me Shqipërinë, nisur nga fakti që komisioni rekomandon çeljen e negociatave dhe këshilli e bllokon? Várhelyi tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se askush nuk po tallet me Shqipërinë.
“Është pyetje e fortë kjo, por është situatë serioze dhe pyetja është serioze. Nuk është Shqipëria, ajo që po tallet njeri, nëse nuk po vendosim po tallemi me vetveten, por nuk po them këtë.
Ne mund të promovojmë, komisioni, arritjet e shteteve, dhe kur janë plotësuar kriteret e themi këtë. Siguria e BE-së po kompromentohet dhe prandaj duhet ta bëjmë këtë gjë tani dhe besueshmëria jonë po vihet në pikëpyetje” tha ai.