Një raketë ruse ka plagosur pesë civilë, përfshirë një fëmijë, në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia.
Sipas Al Jazeera, Prokuroria e Përgjithshme nuk specifikoi vendndodhjen e goditjes, por bashkangjiti një foto të dy shtëpive të rrënuara nga shpërthimi.
Forcat ruse pushtuan pjesën verilindore të rajonit, duke përfshirë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë.