-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rroftë qytetërimi ynë!

Kryesoret

Fejton nga Arben Iliazi

Do bëjmë shtet dixhital. Pa llafe, pa fjalë. Lepuri nuk zihet më as me qerre, as me kalë. S’ka më korrupsion, skandale. Kemi hyrë në epokën dixhitale! Do marrim çmim si populli më i lumtur në botë. Oh, ç’lajm me peshë, bota në daç të rrotullohet rreth nesh!

S’ka më lodhje e kllapi zyrë më zyrë. S’ka nevojë për shkresa, kërkesa, e më the të thashë. Tani jemi të përsosur, pra dixhitalë!

Nuk ka më nëpunës mahmurë e mistrecë, shefa plot nur e barkalecë; pritje, kazerma, flirte; malli do na marrë për të dhënë bakshishe. Mjerë zyrtarët, s’do shihen dot me sy. Do duken si specie në zhdukje, si njerëz me bisht, strukur në histori.

Shkresave s’kemi për t’u ndier më as erën, as lezetin. S’ka më qyetarë me huqe, që varen sporteleve me shallvare, mbërthecka;  s’ka më miq, preferenca. Ka vetëm kode, numura, matrikulla. Qeveris interneti. S’ka ujqër,  ndrikulla! Nuk do shisni më veten për një vend pune. S’ka party me punonjëset të shtunave. Nuk ka më muhabete tenderash, koncensionesh, ryshfeti. Qeveris interneti!

Të humbi certifikata e origjinës familjare? Mos e çaj kokën fare. Apliko se ta gjen sistemi. Të humb baba, nëna, ose nuk figuron më si djalë? Sistemi s’të lë jetim, të ofron prindër dixhitalë.

Harrove shkrim e këndim? Pune e madhe fort. Përdor geoogle translate, pa kufizim.

T’u shkrep të martohesh, të bësh prokopi? Apliko. Ta gjen sistemi. Përbukuri. Bujrum, merre, ta gëzosh gruan-të thotë! Në daç e zgjedh bjonde, brune apo të përzier. Por nuk ke shans të vësh dorë mbi të, ta përkëdhelësh e ta puthësh, veçse on line. Hë, si thua? Nuk ke stres divorci, nuk të mërzitet jeta  me një grua.

Do të bësh fëmijë? Kollaj fare. Me një klikim mbaron punë. Kursen edhe kohën, marshallah. nuk bën më dashuri me orë të tëra si budalla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit