Një bombardim i fundit, ka ndodhur në zonën e Donetskut. BBC raporton se bombardimet kanë ndodhu në një treg ku 3 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur.
Sipas BBC, videot tregojnë se çfarë duket të jenë trupa të shtrirë në një zonë tregu dhe tym që ngrihet mbi një rrugë.
Sipas stafit të mbrojtjes territoriale të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, tregu Merkuriy në rrethin Kirovskyi u godit nga forcat ukrainase. Raporti nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur.
Donetsk është qyteti kryesor në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, i cili tani është fokusi i luftës tokësore midis forcave pushtuese ruse dhe trupave qeveritare.