Në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc të Madh të Bujanocit po përsëriten zgjedhjet për deputetë në Parlamentin e Serbisë.
Votimi ka filluar në orën 07:00 dhe nuk ka pasur asnjë problem. Deri në orën 9:50 kanë votuar rreth 90 persona.
Këto zgjedhje janë përsëritur me vendim te Komisionit Republikan te Zgjedhjeve. Të drejtë vote në këtë vendvotim kanë 1089 qytetarë, teksa janë të nevojshme 650 vota që kandidati i Koalicionit të Shqiptareve të Luginës, Shaip Kamberi të mund të fitojë një vend në Parlamentin e Serbisë.
Më 3 prill, Koalicioni kishte 9693 vota, por këto nuk siguruan asnjë mandat për Kuvendin e Serbisë. Në qendrën e votimit 06 ku sot po përsëritet votimi, me 3 prill kanë votuar 226 qytetarë, me një pjesëmarrje prej 23 për qind.