Politikani shqiptar i Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, ka arritur të fitojë votat e mjaftueshme për tu rizgjedhur deputet në Parlamentin e Serbisë.
Mediat lokale shkruan se nga 650 vota që i mungonin për të kaluar pragun e nevojshëm zgjedhor, Kamberi arriti të mbledhë 686 vota në qendrën e vendvotimit nr. 6 në Bujanoc ku ishin ripërsëtirur zgjedhjet për shkak të parregullësive në raundin e parë.
Rezultatet preliminare ende nuk janë publikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Serbi, derisa votat janë raportuar nga vëzhguesit në vendvotimin nr.6 në Tërrnoc.