Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse Valery Gerasimov do të drejtojë personalisht ofensivën e trupave ruse në aksin Izyum.
Lajmin e bëri të ditur webfaqja e lajmeve ukrainase “Defense Express”.
Sipas saj, Gerasimov dyshohet se ka mbërritur tashmë në qendrën e kontrollit ushtarak rus që ndodhet afër qytetit të Izyum-it.
“Meqenëse Gerasimov erdhi personalisht për të komanduar një operacion jo të një niveli strategjik, por të një niveli operacional-taktik, kjo do të thotë se plani i Kremlin-it për të krijuar një komandë të vetme vertikale të forcave ka dështuar”, thekson gazeta.
“Defense Express” gjithashtu vë në dukje një “stil të veçantë” në operacionet ushtarake të Kremlin-it.
Botimi ukrainas vëren se rusët po përpiqen të “kompensojnë mangësitë” e komandës së tyre duke rritur fuqinë e zjarrit në një segment të veçantë të frontit. .
Në raportin e mëngjesit, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës vuri në dukje se afër qytetit kufitar të Belgorod-it, rusët vendosën dy divizione shtesë të raketave Iskander.