-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjidhet pasuesi i Elizabeta Imerajt në Tiranë

Kryesoret

Një ditë pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra Elizabeta Imerajn, sot pritet të zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Tiranës. KLP do të caktojë një drejtues të përkohshëm.

Imeraj ishte konfirmuar në detyrë nga shkalla e parë për të tria kriteret, por vendimi u ankimua në KPA nga komisioneri publik. Imeraj u gjend me probleme nga trupa e KPA-së në të tria kriteret e vendosura, probleme të gjitha të argumentuara kundër nga ana e shefes së akuzës së Tiranës.

E diplomuar në magjistraturë, Imeraj njihet si prokurorja e dosjeve të forta dhe për hetimin e grupeve kriminale dhe terroriste që kanë pasur aktivitet në vendin tonë dhe jashtë tij. Ajo bashkë me mbrojtësin e saj premtuan se do të fitojnë mbi këtë vendim dhe se çështja e saj do të shkojë në Strasburg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit