-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet ndaj policisë në veri, Kusari-Lila: Të pritshme provokimet nga Serbia

Kryesoret

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për gjashtë sulmet që ndodhën brenda dy javëve ndaj policisë në veri.

Ajo ka thënë se asgjë nuk është e papritur në rrethanat e sotme gjeopolitike në të cilat ndodhemi.

“Agresioni i paprovokuar rus ndaj Ukrainës pashmangshëm e përcolli efektin e tij, prej krizës së energjisë e deri te kërcënimi i sigurisë në veçanti me shtet që ose kufizohen me Rusinë apo me shtetet që kanë lidhje strategjike me Rusinë. Me Serbinë në kufirin tonë verior është e pritshme dhe aspak befasuese lista e provokimeve të tilla”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se sot më shumë se kurrë do të ketë ndërhyrje të forta të luftës në rajonin tonë, ku synim kanë qeveritë dhe institucionet.

“Për debatet e brendshme politike është rrugë e shkurtët tu referohesh këtyre sulmeve që marrin pamje edhe të lajmeve në qasje të caktuara. Është e rëndësishme që partitë politike të jenë të vetëdijshëm për këtë situatë. Këtë javë e kemi parë që një pjesë e opozitës ka rënë në kurth, lufta hibride kështu duket”, ka thënë Kusari-Lila, duke shtuar se në fund do të dalin fitues nga kjo luftë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit