-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Urime detyrën e re si avokate e Martin Berishajt”, deputetët i kthehen ministres Haxhiu

Kryesoret

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i është përgjigjur ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut pasi mbrojti Martin Berishajn para deputetëve.

‘’Ministre urime detyrën e re si avokate e Martin Berishës. Të lumtë, ke avancuar shumë. Po të kishte dalë një skandal i tillë nga mediat kosovare kishte me qenë e arsyeshme me thane mediat e afërta e opozitën kanë shpif. E keni nxjerrë një postier, të transferojë e pastrojë para. Mbroje drejtësinë e mos e bë avokaten e Berishajt. Mos u përzje në punët e drejtësinë e Sllovenisë. Merru me Kosovën e Martin Berishën’’, tha ajo.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishajt nuk mund të hetohet as nga Sllovenia e as nga Kroacia në lidhje me skandalin financiar në të cilin është implikuar.

Duke iu përgjigjur ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Gashi theksoi se ambasadori ka imunitet diplomatik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit