Grupi i Rithemelimit të PD-së, i drejtuar nga Sali Berisha nesër do të zhvillojë Kuvendin kombëtar që do të zgjedhë Këshillin Kombëtar.
Divergjencat mes grupeve në PD janë të forta, por grupi i Berishës u ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve që nesër të marrin pjesë në Kuvend.
Kryetari i grupit, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku kanë konfirmuar që nuk do të shkojnë.
“I nderuar Deputet i Partisë Demokratike.
Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend.
Kuvendi hap punimet në orën 10:00.
Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore.
Jeni të lutur të tërhiqni mandatin pranë recepsionit në selinë e Partisë Demokratike.
Lutem konfirmimin e prezencës nga ana juaj në nr. 0683273805.
Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur” mbyllet mesazhi.