-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyshohet për pedofili, prokuroria kërkon paraburgim për burrin nga Prizreni

Kryesoret

Prokuroria në Prizren ka kërkuar të premten nga gjykata, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, ish mësuesit F.K., i cili gjendet në qeli për 48 orë, nën dyshimin për “Ofrim të materialit pornografik personave nën moshën 16 vjeç”.

Policia ka arrestuar të enjten mësuesin, ndërsa të premten ka njoftuar se është kontrolluar edhe banesa e të dyshuarit, ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin.

“Me 28.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e sipërpërmendur. Me urdhër të gjykatës i është kontrolluar banesa e tij ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qeli”, thuhet në njoftimin e policisë të premten.

Mësuesi, tani në pension, u arrestua pas publikimit të një videoje në të cilën ai dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht një të mitur nga Shqipëria.

Video u publikua nga “ABC News” të martën. Aty shihet se si mësuesi ngacmon seksualisht në telefon, një vajzë (kamuflim i emisionit) që i tregon se është e mitur.

F.K. i ka quajtur të pavërteta pamjet. “Janë kamuflazh e përgatitur mirë me qëllim komprometimi”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit