Gjatë vizitës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë folur edhe të lënduarit.
“Jemi tronditur”, tha një qytetare.
Ndërsa Manastriliu ja ktheu se keni shpëtuar për mrekulli.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit).