Drejtori i Policisë Rrugore, Taulant Gjoka ka folur për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në lumin Lana.
Ai nuk ka pranuar të jap asnjë detaji lidhur me ngjarjen por është mjaftuar me faktin që nuk ka fatalitete.
“Një aksident rrugor në dukje i rrezikshëm, por pa fatalitete.” është shprehur ai.
Gjoka shtoi se si pasojë e aksidentin ka pesë të lënduar lehtë të cilët po marrin kujdes shëndetësor tek spitali i Traumës.
Ende nuk dihet nëse aksidenti ndodhi si shkak i ndonjë defekti teknik apo pakujdesie njerëzore.