-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kancelari gjerman thërret në Berlin Kurtin dhe Vuçiçin

Kryesoret

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i presë në Berlin më 4 maj, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kreun e shtetit serb, Aleksander Vucic. Në Berlin do të jetë edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, i cili do të takohet me Kurtin dhe Vuçiçin në mbrëmjen e 4 majit.

Këtë e kanë konfirmuar nga Qeveria Gjermane. “Kancelari do të mirëpresë presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti në Berlin të mërkurën e ardhshme”, kanë deklaruar nga zyra për media e qeverisë gjermane.

“Bisedimet do të shërbejnë gjithashtu për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE. Për të mbështetur këtë dialog të Brukselit, kancelari ka ftuar në Berlin Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak, i cili në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të zhvillojë bisedime me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar”, ka shtuar tutje një zëdhënës i qeverisë gjermane për Express.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit