Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi këtë të premte se Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për shërbimin spitalor.
“Kjo synon të kalohet në një hov të ri të sistemit spitalor. Ky projektligj do të kalojë menjëherë për diskutim në komisionet parlamentare. Ky model do të sjellë autonominë spitalore.
Kjo vjen nëpërmjet kartës së performancës nga spitalet që kanë aftësi menaxheriale, organizative, për të përfituar kartën e performancës dhe të autonomisë spitalore. Qëllimi i këtij projektligji është rritja e cilësisë së shërbimeve.
Do të kemi një planifikim spitalor kombëtar, do të kemi një organizim të spitaleve, duke filluar nga spitalet ditore. Për herë të parë do të kemi edhe spitale që ofrojnë shërbime të dedikuara edhe në bazë rajoni. Aplikimi i autonomisë spitalore do të nisë nga spitali memorial në Fier”, tha Manastirliu.