Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj ka inspektuar punimet në lagjen Kume në qytetin e Vlorës.
Teksa po ecte gjatë rrugës ai shfaqi pakënaqësi për ndërtimin e trotuareve, si dhe uljen e tyre pranë dyerve të shtëpive, për të lehtësuar kalimin e makinave.
Ramës jo vetëm që nuk i pëlqyen aspak, por kërkoi që mos ë kishte asnjë tolerim të tillë sepse janë jashtë normave të sigurisë.
“Po këtë këtu ç’e do, apo e përdorin për lavazh, nuk duhet ta lini,” ka thënë ai, ndërsa nga ana tjetër inxhinieri ka treguar se është bërë një gjë e tillë pasi në banesë ishin dy vëllezër.
“Të dalin atje vëllezërit, le të dalin të dy në të njëtin vend, pse duhet të çajmë trotuarin dy herë,” ka thënë ai, por kritikat e tij nuk u mbyllën aty.