Një person është ndaluar nga policia e Kosovës në aeroportin “Adem Jashari”.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari në valixhen e tij kishte një kuti me 47 fishekë të kalibrit 9mm.
Fishekët janë konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe po hetohet në gjendje të lirë.