Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës orëve të para të mbrëmjes së sotme, teksa në lagjen “10 Korriku” janë degjuar të shtena me armë. Sipas bluve të Vlorës, ne konflikt jane perfshire dy persona tashme te identifikuar nga policia lokale.
Nga dyshimet paraprake, Juxhin Todi, i shoqëruar nga e dashura e tij ka dale nga banesa teksa në hyrje te pallatit nje person i identifikuar tashmë si Lisjan Myrtaj ( polic i delta force) ka shtënë ne drejtim të të rinjve të cilët kanë tentuar të largohen me automjetin tip mercedes benz ml AA858 FY. ( Automjeti ka plumba në pjesën e pasme te tij dhë nje plumb në drejtim te pasagjerit ne xhamin e perparem.
Nga vendngjarja jane larguar te dy personat e pershire ne ngjarje. Ndersa policia ka shoqeruar per ne banese ( 7 pallatet vajzen qe shoqeronte Juxhin Aliaj).
Pas ndjekjes policore, blute e Vlores kane shoqeruar Lisjan Myrtaj, i cili pretendoi se ka shtene per vetmbrojtje.
Deri me tani ne vendngjarje jane gjetur gezhoja vetem nga arma e perdorur nga Myrtaj.
Policia po punon per zbardhjen e ngjarjes dhe dinamiken e saj.