-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtari i lartë i energjisë, thirrje qeverisë: Lehtësoni pasojat për qytetarët

Kryesoret

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi një konferencë të përbashkët këtë të premte me Drejtorin e Sekretariati të Energjisë, Artur Lorkowski, i cili ndodhet në Tiranë.

Balluku u shpreh në fjalën e saj se vendi është përballur me disa kriza gjatë viteve të fundit, por sërish reforma e energjisë nuk është ndalur.

“Është bërë një punë me volume të konsiderueshme, sigurisht që ka vend për përmirësim. Ne kemi qëndruar në të gjitha hapat që kemi pasur për reformën energjetike, pavarësisht krizave. Ne do të vazhdojmë të gjitha angazhimet që kemi marrë ndaj BE-së”.

Ndërkohë, Lorkowski vlerësoi reformat, por i tërhoqi vëmendjen qeverisë duke theksuar se duhet gjetur mënyra që të lehtësohen sa më shumë pasojat e krizës te qytetarët.

“Dua t’iu përgëzojë për progresin e dukshëm për reformat që Shqipëria ka bërë në këtë sektor. Shqipëria është i vetmi vend i familjes së energjisë. Është shumë e rëndësishme të gjendet një mënyrë për të lehtësuar pasojat për qytetarët dhe duke mos i kthyer prapa reformat që tashmë janë arritur nga qeveria juaj. Krijimi i bursës shqiptare të energjisë do të jetë një hap shumë i rëndësishëm përpara dhe do të krijohet deri në fund të këtij viti”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit