Një avion zbulues rus ka shkelur për një kohë të shkurtër hapësirën ajrore suedeze, njoftoi sot shtabi i përgjithshëm skandinav, autoritetet e të cilit po shqyrtojnë një aplikim të mundshëm për anëtarësim në NATO, pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Një avion rus AN-30 shkeli hapësirën ajrore suedeze të premten mbrëma”, tha Ministria suedeze e Mbrojtjes në një deklaratë, duke shtuar se ekuipazhi e saj ka monitoruar incidentin dhe e ka fotografuar .
“Aeroplanët luftarakë suedezë ndoqën incidentin dhe fotografuan avionin rus”, tha ministria e mbrojtjes.
Ministri suedez i mbrojtjes Peter Hultqvist dënoi incidentin e së premtes, i cili ndodhi në sfondin e aplikimit të parashikuar të Suedisë për anëtarësim në NATO, të cilit Rusia e kundërshton fuqishëm. Edhe Finlanda fqinje pritet të aplikojë.